Hekuran Krasniqi ka zbuluar se ai ka në plan të realizojë edhe një duet tjetër me Bleona Qeretin.
Dyshja bashkëpunuan më herët në këngën “Mandarinë” të lansuar vite më parë së bashku me grupin Etnon. Por ata kanë mbetur të afërt dhe tash planifikojnë të sjellin edhe ndonjë projekt tjetër të përbashkët.
Këtë e konfirmon vetë Hekurani gjatë një interviste për Gazetën Tribuna, i cili thotë se dueti do të varet në Bleona, e cila është aktive në Shtete e Bashkuara të Amerikës, do të mund të vijë në Kosovë këtë fundvit.
“Ndoshta dueti i radhës do të realizohet sërish me Bleona Qeretin. Kjo varet nga mundësitë që do t’i krijohen Bleonës që të vijë në Kosovë për këtë Vit të Ri. Mirëpo ne jemi në bisedime e sipër dhe të gatshëm për të bashkëpunuar sërish bashkë”, ka thënë këngëtari kosovar.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment