Kryetari Sinani priti sot në një takim disa banorë të fshatit Hodonoc të cilët i kanë pronat e tyre në zonë kufitare me Serbinë. Shqetësimi i tyre ishte i lidhur me  pengesa që po ju krijohen atyre nga xhandarmeria serbe për ti punuar tokat e tyre afër kufirit.

Banoret para kryetarit u shprehën:
“Neve nuk na është lejuar që të dalim të punojmë në tokat e tona pasi që tani është edhe koha për ti punuar  ato, por një gjë e tillë po na pengohet nga xhandarmeria serbe”. Kështu janë shprehur disa banor të fshatit Hodonoc.

Kryetari Sinani i premtoi banorëve të Hodonocit, që pas takimit me ta do ti takoj përfaqësuesit e KFOR-it për t’ia paraqitur shqetësimin tonë.

Takimi i kryetarit Sinani me KFOR-in u realizua, ku u bisedua rreth problemit të krijuar në zonën kufitare në Manjec.

“Sot kanë ardhur te kryetari i komunës disa banorë të fshatit Hodonoc, ne si institucion e kemi për obligim që çdo shqetësim të qytetarëve të komunës së Kamenicës të natyrës së tillë t’ia paraqesim organeve kompetente të sigurisë.” tha veç tjerash kryetari Sinani.

Si rezultat i këtij takimi doli që nesër të takohen me fshatarët: kryetari Sinani,  Policia e Kosovës dhe Komandantin e KFOR-it  për ta parë nga afër gjendjen.

Sinani falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it amerikan për bashkëpunimin e mirë  që e kanë me komunën tonë.

0 comments:

Post a Comment

 
Top