Pas vizitës së djeshme të dy xhamive të qyteti nga kryetari i komunës Sinani dhe nënkryetari Matoshi vizite kjo e iniciuar nga asamblisti Zekirja Sermaxhaj , kuvendi komunal në mbledhjen e sotme votoi unanimisht kërkesën (propozimin) e asamblistit Sermaxhaj, Kërkesë kjo e kamotshme qe e kishte paraqitur imami dhe xhemati i xhamisë qendrore në Kamenicë për mbështetjen financiare ,te “projektit të mbulojës së hyrjes të xhamisë,
Asamblisti i PD,-s Zekirja Sermaxhaj falënderoi Kryetarin Sinani se bashku nënkryetarin Matoshi dhe asamblistët e kuvendit komunal për përkrahje dhe miratim te kësaj kërkese.
Ne vazhdim fjalimi i plote i asamblistit Sermaxhaj ne Kuvendin komunal
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
I nderuari Kryesues i Kuvendit
I nderuari Kryetar, I nderuari Nënkryetar, te nderuar delegate
Dëshiroj të propozoj sot që të futet në rendin e ditës një kërkesë e Imamit dhe Xhematit të Xhamisë së Qytetit “Haxhi Gani Sermaxhaj”, për të ndihmuar këtë Xhami ne realizimin e projektit të mbulojës së hyrjes së Xhamisë.
Kjo kërkesë që sot e keni marrë është e muajit shtator të vitit të kaluar dhe në të nuk është dhënë asnjëherë përgjigje. Kërkesa ka të bëjë me mbështetje financiare në vlerë të rreth 10 mijë eurosh ndërsa i lus të gjitha grupet në Kuvend ta mbështesin atë në një shumë të caktuar buxhetore me të cilën komuna do të mbulonte së paku gjysmën e këtij investimi dhe gjysmën tjetër e mbulojnë vet Xhemati i Xhamisë.
Edhe njëherë kërkoj që kjo kërkesë të futet si pikë e veçantë e rendit të ditës.
Ju faleminderit
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment