Në vazhdim paraqesim reagimin për media (të pa edituar) të asamblistit Komunal nga radhët e “Vetëvendosje!” dega Kamenicë

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Në mbledhjen IV të Kuvendit të Komunës së Dardanës,të mbajtur sot me 30.04.2014 në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës "Isa Kastrati" në Dardanë me fillim në ora 10,në mesin e shumë pikave të rendit të ditës,antari i Kuvendit të Komunës së Dardanës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!,propozoi edhe një pikë që të futet në rend dite për miratim. Pra,kërkesa ishte kjo:Shpallja e 11 Majit 1999 si dita e gjenocidit okupues shtetërorë serb në Komunën e Dardanës,si përvjetor i saj dhe futja e saj si dita zyrtare e përkujtimit të gjenocidit në komunën tonë.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës z.Bajram Dërmaku tentoi që mos të futej kjo pikë në rend dite,bile insistonte që as të mos diskutohej për të fare,në këtë pikë gjeti mbështetje në njëfarë mase edhe nga kryetari i komunës z.Begzad Sinani,por,pas insistimit të delegatëve të opozitës ,por edhe të disa delegatë prej pozitës dhe këmbënguljes së delegatit të LVV-së dhe delegatëve të LDK-së ai pranoi dhe kjo kërkesë hyri dhe u votua nga delegatët e Kuvendit të Komunës në rendin e ditës për mbledhje .Kur erdhi radha e diskutimit për këtë pikë,pasi që mbaruan diskutimet,kryesuesi përsëri  shkeli procedurat nuk e hodhi në votim duke u arsyetuar se s’ka mundësi që kjo ditë të hyjë në kalendarin e shënimit të festave zyrtare të komunës sonë,por vetëm deklaroi që këtë vit,pra,sivjet të shënohet kjo ditë nga institucionet komunale dhe asgjë më tepër,bile duke mos lejuar që më tepër me diskutuar për këtë pikë dhe e mbylli diskutimin krejtë në mënyrë imponuese!

Pra,duke vepruar kështu kryesuesi shkeli rregulloren e punës së kuvendit dhe parimin bazë të demokracisë atë të votimit të delegatëve për çështje të caktuara në kuvend!
Këto veprime të kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Dardanës z.Bajram Dërmakut,Lëvizja Vetëvendosje!,i cilëson si veprime tendencioze,autoritare dhe antidemokratike.
Lëvizja Vetëvendosje!,konstaton që ky kryesues me veprimet e tija tendencioze ka shkelur edhe disa here rregulloren e punës së kuvendit dhe ligjin për vetëqeverisje lokale gjatë punës në kuvend. Ftojmë organet kompetente (MAPL-në)që e mbikëqyrin punën e këtij Kuvendi që të ndërhyjnë  e t'i ndalin veprimet autoritare të kryesuesit dhe t'a disiplinojnë atë,në mënyrë që mos të vije deri te rrezikimi i funksionimit të praktikës demokratike dhe ligjore në këtë kuvend.





0 comments:

Post a Comment

 
Top