Metoda shtëpiake për trajtimin e gripit

Shumë trajtime shtëpiake ndaj ftohjes, gripit apo simptomeve të tjera alergjike janë treguar të jenë të sigurta dhe të efektshme. Ja disa që duhet të provoni.

Qëndroni në shtrat
Pluset: Do të shëroheni më shpejt dhe do të mbroni të tjerët nga viruset tuaja.
Minuset: Agjenda juaj do të duhet të ndryshojë dhe do të duhet të mungoni një apo dy ditë në punë.

Pini më shumë ujë
Të mirat: Ruan membranat e mukusit të lagështa dhe ndihmon të kontrolloni kollën. Edhe lëngjet janë OK, por shmanguni pijeve me kafeinë.
Pluset: I lirë dhe i thjeshtë.
Minuset: Do të shpenzoni më shumë kohë në banjë.

Pastroni duart më shpesh
Pluset: Një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të shmangur gripin.
Minuset: Duhet t'i thani duart në dimër. Përdorni krem duarsh për ta kompensuar këtë.

Kompresa të ftohta
Të mirat: Ndihmon të pakësojë ethet ose t'ju bëjë të ndiheni më mirë.
Pluset: Të jep lehtësim të shpejtë të dhimbjeve.
Minuset: Asnjë.

Gargarë me ujë të ngrohtë e kripë
Të mirat: Zbut fytin e acaruar.
Pluset: Është një trajtim natyral, që nuk kushton dhe që jep lehtësim të menjëhershëm.
Minuset: Le të themi që nuk është si një ëmbëlsirë e shijshme.

Tableta përtypëse për fytin
Pluset: Veprimi zbutës jep një lehtësim të përkohshëm të dhimbjes së fytit dhe pakëson intensitetin e kollitjes. Janë të lira dhe mund të përdoren kudo.
Minuset: Mund të mos ua pëlqeni shijen apo aromën që e lirojnë.

Lagështojeni ambientin
Vareni një peshqir gjysëm të lagur në dhomën tuaj!
Të mirat: Rrit lagështinë në ajër dhe zbut kanalet hundore të irrituara dhe të thata.
Pluset: Ju lehtëson fytin dhe hundën e thatë.
Minuset: Nuk ka

Burimi i lajmit: WebMD

0 comments:

Post a Comment

 
Top