Komisioni Evropian (KE) nesër do ta miratojë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj.
“Kjo është bërë e ditur sot në Parlamentin Evropian dhe është lajm i mirë për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Twitter.
Ky është hapi i parë që Kosova si shtet e bën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas MSA-së vije faza e aplikimit për vend kandidat, pastaj kandidatura dhe hapja e negociatave përfundimtare për anëtarësim, e që është proces i gjatë.
Procesi i MSA-së me BE-në është një proces përgjatë të cilit vendi që ka dëshirë të krijojë marrëdhënie më të afërta me BE-në - sidomos në fushën e tregtisë së lirë - dhe kalon nëpër reforma legjislative dhe administrative për tu përgatitur për një gjë të tillë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment