Banorët e lagjes. “Malësia” sot janë takuar me kryetarin Begzad Sinani. ku me këtë rast, ata kanë njoftuar kryetarin  për kërkesat që kanë si lagje.

Veç tjerash, ata diskutuan për rregullimin e një rruge, rregullimin e gypave të ujësjellësit si dhe rregullimin e kanalizimit.

Kryetari Sinani u tha qytetarëve të L
. “Malësia” se është i njoftuar me kërkesat e tyre dhe se projektet që janë jetike për qytetarët e kësaj pjese të qytetit, do të përfundohen brenda vitit.

“Jam njoftuar në vazhdimësi me kërkesat tuaja që janë tejet të arsyeshme. Po ashtu kam vizituar edhe këtë lagje. Mund t’ua konfirmoj se me buxhetin e planifikuar për këtë vit ne do t’i përfundojmë këto tri projekte.

 Po vazhdojmë të mbajmë premtimet tona dhe jemi të vendosur që të gjitha premtimet t’i realizojmë. Rikujtojmë se pushteti është përgjegjësi dhe jo privilegj andaj nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë kërkesave tuaja që sot i paraqitët. Jemi të përkushtuar që bashkërisht të punojmë për plotësimin e kushteve që janë jetike për qytetarët tanë por edhe përtej kësaj”, ka thënë veç tjerash kryetari Sinani.

Apple inc

0 comments:

Post a Comment

 
Top