Një fytyrë të pastër me 5 hapa
Pastrimi i fytyrës me qumësht dhe ujë tonik nuk mjafton. Lëkura e fytyrës duhet të pastrohet dhe hidratohet në thellësi të paktën një herë në javë. Nëse nuk dëshironi që të shkoni tek ekspertja për estetikë, ju mund ta bëni tërësisht pastrimin e fytyrës tuaj në shtëpi, duke arritur rezultate akoma më të mira, vetëm duke ndjekur disa hapa të thjeshtë me kujdes:
1. Eliminoni grimin dhe papastërtitë me vaj kokosi dhe ujë trëndafili.
2. Është momenti të bëni një pastrim bio, me anë të të cilit, ju do të hiqni të gjitha qelizat e vdekura nga fytyra juaj.
3. Bëni avull në mënyrë që fytyra të pastrohet në thellësi (përdorni rozmarinë, livandë, eukalipt, për efekt më të thellë)
4. Tashmë, fytyra është bërë gati për një maskë ushqyese. Maska zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës.
5. Së fundmi, aplikohet kremi hidratues ose vaj bajame për të mbajtur lëkurën e fytyrës të butë si bebe. Fytyra juaj do të shkëlqej sërish dhe do të duket shumë e freskët.
Nëse lëkura e fytyrës suaj është e fikur, me zona të thata, ose ndriçon nga yndyra; apo edhe më keq, atëherë, ju duhet t’i jepni vetes një seancë të mirë pastrimi.
Pastrimi i fytyrës në thellësi është vërtetë i rëndësishëm, për të hequr papastërtitë nga sipërfaqja e lëkurës, qelizat e vdekura dhe pikat e zeza.
0 comments:
Post a Comment