Djali i Isa Mustafës, Besniku ka reaguar pas shpërndarjes së lajmit të rremë nga aktivistët e Vetëvendosjes se ai është arrestuar bashkë me disa zyrtarë të tjerë të LDK'së.
Besnik Mustafa u ka bërë thirrje Shtetit, Prokurorisë dhe Gjyqësisë të ndërmarrin masa ndaj atyre që po shpifin para se vetë të marrë drejtësinë në dorë përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit.
"A ka Shtet, a ka Drejtësi, a ka Prokurori, a ka Polici, a ka Hetuesi, a ka Gjyqësi ky ven a ska !!!! O shtet i mjerë, ndërmerrni masa ndaj këtyre portaleve që shpifin ose e kthejmë me kanun e ndërmarrim masa vetë", ka shkruar Mustafa, në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, sot, aktivistët e Vetëvendosjes kanë publikuar një lajm në një sajt të krijuar prej tyre ku shpifin se është arrestuar djali i Isa Mustafës.
Portali gazetaexpres.net (pra jo portal I vërtet gazetaexpress.com ) ka publikuar një lajm ku shpifin se është arrestuar djali i Isa Mustafës.
0 comments:
Post a Comment