Komuna e Kamenicës është e përkushtuar të mbështes kërkesat e Bashkësisë Islame dhe objekteve fetare në përgjithësi thotë Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës së Kamenicës.
Kryetari Sinani së bashku me nënkryetarin Fatmir Matoshi dhe asamblistin Zekirja Sermaxhaj, kanë vizituar Xhaminë e qytetit “Haxhi Gani Sermaxhaj” dhe kanë biseduar me Imamin Hamdi Morina dhe drejtuesit e Xhematin e kësaj Xhamie.
Poashtu është vizituar edhe Xhamia që është në ndërtim e sipër në Berivojcë për të parë nga afër punimet që janë në fazën përfundimtare.
Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi ka thënë se Bashkësia Islame është një faktor i rëndësishëm dhe një institucion mjaft i respektuar për komunën.“Janë vizita normale dhe të rregullta në kuadër të koordinimit të aktiviteteve tona me institucione, organizata dhe grupe të interesit në komunë. Është kënaqësi të vizitojmë Xhaminë e qytetit, ku nga Imami Hamdi Morina u njoftuam me nevojat dhe kërkesat e kësaj Xhamie të cilat janë të pranueshme për komunën dhe ne do tu japim zgjidhje atyre. Poashtu është kënaqësi të shohim ndërtimin e Xhamisë së re në Berivojcë, atje tani ka nevojë që komunë të intervenojë në rregullimin ambientit përjashta Xhamisë dhe kryetari është shprehur i gatshëm që ne si komunë të ndihmojmë në këtë drejtim duke filluar nga nesër” tha nënkryetari Fatmir Matoshi.rajonipres
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment