Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA do të diskutojë për gjendjen e Kosovës në këtë sport më 5 Dhjetor të këtij viti. Për Kosovën do të diskutohet nën pikën 12, tek ajo që quhet “çështje sportive të natyrës politike.
Ndërkaq Federata e Futbollit të Serbisë i kërkoi sot FIFA-s që ta heqë Kosovën nga rendi i ditës, por duket se kjo është injoruar nga ky institucion. Serbia mohoi se ka dhënë pëlqimin për zhvillimin e ndeshjeve miqësore për Kombëtaren e Kosovës. FFK-ja ka thënë disa herë se do të luajë me të gjitha elementet e saj.
Përpos Kosovës, në këtë mbledhje do të flitet edhe për gjendjen Izrael-Palestinë dhe situatën e Qipros e Togos.
Agjendën e plotë të fifas ju mund ta shkarkoni këtu: Agjenda e Fifas (English)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)


0 comments:
Post a Comment