Më në fund 3G në Kosovë
E plotësuar:
Ndërkaq raportet e para nga qyteti i Kamenicës konfirmojnë se lansimi i 3G është duke punuar pa problem edhe në Kamenicë. Tani ju mbetet edhe juve që keni numër të Ipkos ta provoni por me kujdes pasi që sasia e megabajtëve që ofrohet nga Ipko është e vogël dhe mund të shpenzohet shumë shpejt.
Ju duhet të dërgoni me SMS fjalën e pakos që përzgjedhni - “Mini”, “Midi” apo “Maxi” në numrin 50505
Për të aktiviuar rrjetin 3G në iPhone ju duhet të hyni në General > NMobile Data (në disa iPhone kjo quhet Cellullar apo Network) dhe aty mund të aktivizoni 3G duke shtypur Enable 3G ON. Ndërsa në Android shkoni në Settings>Mobile Network dhe shtypeni Enable 3G.
Ja për disa këshilla se si ta kurseni rrjetin tuaj mobil. Klikoni këtu.
----------------------------------------
Operatori i telefonisë mobile Ipko, që nga nesër do të lansojnë rrjetin e gjeneratës së tretë (3G) në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës.
Përdoruesit e smartfonave do të kenë mundësi që për herë të parë të kenë qasje në internet me shpejtësi të madhe, pa pasur nevojë të hyjnë në zonë WiFi.
Në një konferencë për media, përfaqësues të Kompanisë Ipko kanë prezantuar ofertën e re 3G.
Drejtori i Ipko’së, Robert Erzin, tha se 3G ofron internet 100 herë më të shpejtë se sa rrjeti ekzistues 2G.
Ai tha se që nga nesër do të ketë mbulueshmëri në 80 për qind të popullatës dhe më shumë se 43 për qind të territorit të Kosovës me 3G.
“Ne përveç internetit më të shpejtë 3G, do të ofrojmë mundësinë edhe të rrjetit WiFi. Me këtë, ne kemi hyrë në mesin e vetëm pesë operatorëve në Europë të cilët janë duke e përdorur shërbimin WiFi hotspots”.
“Që nga nesër, do të përfshijmë 80 për qind të popullatës dhe më shumë se 43 për qind të territorit të Kosovës me shërbimet e rrjetit 3G. Ndërsa në vitin e ardhshëm, do të mbulojmë 75 për qind të territorit dhe 88 për qind të popullatës”.
“Përveç ofertave tona ekzistuese, ofrojmë edhe 3 pako tjera e ato janë, Mini, Midi dhe Maxi, të cilat fillojnë nga 1.95 e deri ne 5 euro. Përveç shërbimit 3G, të gjitha pakot tona do të kenë edhe shërbimin WiFi”, transmeton lajmi.net
Erzin tha se të gjitha shërbimet 3G do të jenë shumë lehtë qasshme duke konfiguruar telefonin në formatin 3G.
“Për të pasur shërbimet e rrjetit 3G, duhet vetëm të konfiguroni telefonin në 3G. Pako e shpejtësisë se internetit do të jetë nga 1 deri në 5 megabit për sekondë, varësisht prej pakos.”
Përfaqësues të Ipko premtojnë që se shpejti në Kosovë ta sjellin edhe rrjetin 4G.
“Ne kemi menduar që në vitin e ardhshëm të mundësojmë për konsumatorët tanë edhe rrjetin 4G, por megjithatë kemi parë se këtu nuk ka shumë përdorues të telefonave të cilët e pranojnë këtë rrjet”.

0 comments:
Post a Comment