Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si duket ka mbajtur premtimin. Ai sot është parë duke udhëtuar me trafik urban, për të nisur ditën e parë të punës si kryetar i ri Prishtinës. Në foto shihet edhe z. Qemajl Kallaba i cili poashtu preferon trafikun urban.

Ndryshe, Ahmeti  në ditën e parë në orar të plotë në komunën e Prishtinës ka prezantuar kabinetin e tij.

Dardan Sejdiu - Nënkrytar i komunës së Prishtinës.

Liburn Aliu - Drejtoria e Urbanizmit, ka dhënë dorëheqje nga pozita si deputet.

Arben Zhitia - Drejtor i Shëndetësisë: ai është mjek me profesion.

Blerta Zeqiri - Drejtoria e Kulturës

Xhelal Zveca - Drejtoria e Inspekcionit

Ardijan Gashi - Drejtoria për Shërbime Publike

Nora Kelmendi- Drejtoria e Kadastrës

Besnik Bislimi – Ushtures detyre i Drejtorisë së Financave

Muhedin Nushi- Drejtoria e Administratës

Dardan Sejdiu – Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik

Fitore Pacolli-Dalipi - Kabineti i Kryetarit

Shpend Ahmeti në fund të konferencës ka thënë se prej sot është caktuar një takim me drejtorët e rinj dhe se sot do të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës.

0 comments:

Post a Comment

 
Top