Me rastin e nëntë vjetorit të vrasjes së studentit Liridon Dërmaku nga policia Maqedonase, miq , familjarë, studentë dhe bashkëveprimtarë bënë homazhe para bustit të tij në Shipashnicë të Epërme të Kamenicës.

 Bashkëveprimtarë të shumtë të Liridonit e vizituan familjen Dërmaku të cilët e çmuan lartë veprën e tij. Liridon Dërmaku bënë pjesë në historinë tonë kombëtare dhe kombi ynë krenohet me të, u tha në Akademinë përkujtimore kushtuar nëntë vjetorit të vrasjes së tij nga policia maqedonase.

Liridoni e flijoi jetën e tij në moshë të re dhe kaloi në përjetësi për të mos vdekur kurrë, ashtu siç nuk vdes vepra dhe amaneti i të gjithë dëshmorëve të kombit.

Në këtë Akademi përkujtimore solidarizohemi me familjen, shokët dhe miqtë e tij, ndajmë dhembjen dhe ndjehemi njëkohësisht krenarë që e patëm mes nesh, kolegë dhe si vëlla.

Në Akademinë përkujtimore mori pjesë edhe kryetari i ri Komunës së Kamenicës z. Begzad Sinani./TV Kamenica

0 comments:

Post a Comment

 
Top