Teleskopi hapësinor Hubble ka fiksuar pamje të shtëllungave të avullit që ngrihet në hemisferën jugore të hënës Evropa të Jupiterit.

Shkencëtarët e agjencisë hapësinore amerikane, NASA, thonë se shanset janë të mëdha që shtëllungat të jenë avuj uji në sipërfaqen e ngrirë të këtij sateliti, ku prej kohësh astronomët thonë se ka kushte të përshtatshme për ekzistencën e jetës.

Të dhënat më të fundit të marra nga pamjet e teleskopit Hubble janë publikuar në revistën Science Journal. Shkencëtarët thonë se shtëllungat e avullit arrinin një lartësi deri në 200 kilometra.

Çdo sekondë thonë ata, 7 ton material del nga sipërfaqja e Evropës. Një prej mundësive është që sipërfaqja e ngrirë e oqeanit, që gjendet në këtë satelit, të ketë nisur një proces shkrirjeje.

Kjo shton mundësinë që në sipërfaqen akullt të Evropës të dalin materiale të ndryshme siç janë edhe molekulat organike, që mund të jenë edhe objekt i misioneve studimore për kushtet e jetesës në të ardhmen. Procesi i shkrirjes mund të ndihmojë sondat të penetrojnë më me lehtësi në sipërfaqen e këtij trupi qiellor.

0 comments:

Post a Comment

 
Top