Foto: Laura Hasani
Konkurrenca jofer që rrjedh kryesisht nga evazioni fiskal është vlerësuar nga bizneset në Kosovë si barriera më e serioze në të bërit biznes. Këtë vlerësime kanë dalë nga një analizë e bërë nga instituti “Riinvest, mbi barrierat dhe besueshmëria e bizneseve në Kosovë. Sipas kësaj analize, konkurrenca jo fer në listën e barrierave pasohet nga korrupsioni me intensitet.

Sipas të dhënave të studimit, mesatarisht 89% e shitjeve të bizneseve të intervistuara realizohen në vend, ndërsa 11 % eksportohen në vendet tjera.

Për më shumë, bizneset e rajonit të Prishtinës kanë eksportuar më së shumti në krahasim me rajonet tjera. Kurse në krahasim me vitin paraprak, mesatarisht 54% e bizneseve kanë pësuar rënie të shitjeve, 21 % kanë shënuar rrjitje dhe 25 % nuk e kanë shënuar ndonjë ndryshim.

Të dhënat e llogaritshme janë mbledhur përmes anketës me 600 biznese në Kosovë, biznese këto të cilat janë zgjedhur nga baza e të dhënave e Administratës Tatimore e Kosovës (ATK).

Drejtori i Instituti “Riinvest”, Lumir Abdixhiku thekson se konkurrenca jo fer dhe evazioni fiskal janë barrierat kryesore në të bërit biznes në Kosovë.

Edhe drejtori i institutit “Stras”, Ibrahim Rexhepi, ka potencuar se barrierat me serioze tek bizneset ndërlidhen me mungesën e sundimit të ligjit.

“Ligji për heqjen e TVSH-së për lëndën e parë nuk u aprovuar në Kuvend, ligji për investitorët e huaj po e diskriminon investitorin e brendshëm si dhe ligji për prokurim po favorizon bizneset që kanë relacion të mira me qeverinë”, ka thënë Rexhepi.

Në krahasim me vitin 2011-të nga 22 barrierat e krahasueshme në të bërit biznes, 18 kanë pësuar rënie, 3 kanë shënuar përmirësim dhe 1 ka mbetur e pa ndryshuar sipas kësaj analize.

Arian Zeka nga Oda ekonomike Amerikane, kritikoj institucionet relevante se shumicën e punëve i kryejnë nga zyra dhe jo nga terreni.

“Po bllokohen shumë projekt ligje nga qeveria dhe deputetët e Kuvendit për arsye të interesave vetjake. Mandej po duhet të ndërhyjnë faktori ndërkombëtarë që gjendet këtu për të kaluar këto projektligje”, ka thënë Zeka.

0 comments:

Post a Comment

 
Top