Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e Mbrojtjes për lirimin e Sami Lushtakut për disa orë në mënyrë që ai ta bëjë betimin si Kryetar i Skenderajt.

Këtë e ka konfirmuar avokati mbrotjës i Sami Lushtakut:

“Ankesa ime është aprovuar, dhe z Lushtakut iu është lejuar që të jap betimin, Gjatë ditës së nesërme do ti kryejmë të gjitha çështjet teknike lidhur me këtë rast”, ka thënë për Indeksonline avokati mbrojtës i Sami Lushtakut, Arianit Koci.

Pas kërkesës së dytë të mbrotjes, komuna e Skenderajt nuk do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme, siç edhe ishte menduar, pas refuzuzimit të kerkesës së parë nga Gjykata që Lushtaku të bënte betimin.

0 comments:

Post a Comment

 
Top