Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Rodiq, ka treguar një mirësjellje të veçantë në takimin me përfaqësuesën e lartë të Bashkimit Evropian Ashton.
Ai ka shfrytëzuar rastin t’i puthë dorën me përultësi baroneshës Cathrine Ashton në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes që Serbia dhe BE-ja lidhën dje në fushën e bashkëpunimit të sigurisë.
Duket se kjo i ka pëlqyer z. Ashton, e cila në foto shfaqet e buzëqeshur. Kryeministri serb Daçiq, ndërkaq, nga kamera është kapur buzëvarur!
Ngjarja ka shkaktuar komente të ndryshme në opinionin serb.
Disa komentues serbë kanë shkruar se gjesti i ministrit serb të mbrojtjes “nuk do t’u pëlqejë vëllezërve rusë”, kurse disa të tjerë duke ironizuar, kanë shkruar se “është dashtë më herët të tregonit se do t’ia puthni dorën këtij e atij...”.
Një tjetër ka komentuar se “kjo puthje e dorës në takime diplomatike ndërkombëtare është dëshmi se politikanët serbë nuk kanë lidhje se çka lejohet dhe çka jo në politikën ndërkombëtare.
Shumë komentatorë, ndërkaq, gjesin e Ministrit serb të Mbrojtjes e kanë cilësuar si shenjë respekti për femrën, gjest ky që sipas tyre vjen nga lashtësia e njerëyimit. /publiku
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment