Shkencëtarët nga Universiteti i Berkeley në Kaliforni janë duke punuar shumë në krijimin e robotëve që janë tepër të fortë. Ata në laboratorin universitar kanë krijuar muskuj artificialë që mund ta bëjnë një robot 1.000 herë më të fortë se njeriu.

Muskujt artificialë përfitojnë nga vetitë e veçanta të një materiali të quajtur dioksid vanadium. Materiali është një komponim i cili është i aftë të ndryshojë nga një izolant në një metal përcjellës. Sipas studiuesve, me anë të këtij tranzicioni prodhohet një sasi e konsiderueshme e forcës.

Shkencëtarët thonë se tranzicioni krijon fuqi të mjaftueshme për të lëvizur objektet që janë 50 herë më të rënda se vetë muskujt artificialë. Muskujt janë në gjendje për të lëvizur objekte me një distancë të konsiderueshme, si dhe, deri në 5 herë gjatësinë e objektit brenda 60 milisekondave.
Kjo është më e shpejtë se mbyllja e syve.

Muskujt i mbijetuan tkurrjeve të përsëritura edhe atëherë kur shpejtësia ishte më e madhe se 200 mijë rrotullime për minutë. Shkencëtarët besojnë se teknologjia do të jetë në gjendje të krijojë robotë më të fuqishëm dhe mund të përdoret për të krijuar gjeneratën e ardhshme të pajisjeve elektronike që nuk harxhojnë shumë energji.




0 comments:

Post a Comment

 
Top