Në mesin e disa biznesmenëve të arrestuar së fundi në Turqi, me akuza për korrupsion, është edhe drejtori i kompanisë Limak&Calik, Nihat Özdemir, kompani kjo që e ka me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Siç raporton KTV, gazeta turke Hurriyet ka parë aktakuzën sipas së cilës Özdemir dhe disa biznesmenë të tjerë akuzohen për “krijimin e një organizate kriminale”, për mitë, mashtrim, falsifikim të dokumenteve zyrtare, kërcënime dhe përvetësimin e aseteve të fituara me aktivitete kriminale.

Në mesin e 41 personave të arrestuar në rastin e dytë të korrupsionit, përveç Özdemir janë edhe biznesmeni saudit Yasin al-Qadi, i akuzuar më parë për financimin e terrorizmit si dhe pronari i kompanisë së furnizimeve.


Para 3 muajsh, ai bashkë me kryeminstrat Erdogan, Thaci dhe Rama përuruan terminalin e ri të Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”. /Telegrafi/

0 comments:

Post a Comment

 
Top