Numri i vogël i gjyqtarëve dhe prokurorëve, shkak i grumbullimit të lëndëve
Pas mbajtjes së tryezës së rrumbullakët , organizata Jo-qeveritare ‘ProActive’ me mbështetjen e ATRC ( Qendra e trajnime dhe burimeve për Avokim) dhe USAID , në kuadër të projektit “ Qytetarët aktiv më afër drejtësisë’ , kanë mbajtur debat publik - për të gjeturat, rreth monitorimit 5 mujor ( periudha maj – nëntor 2013) të gjykatës themelore – dega në Kamenicë, për kallëzimet penale dhe kundërvajtje, për keqpërdorimin dhe prerjen ilegale të pyjeve në komunën e Kamenicës.
Në këtë takim pjesëmarrës ishin , Zijadin Spahiu, kryetar i gjykatës themelore – dega në Kamenicë, Fadil Hoda, përfaqësuesi ligjor i komunës , Nazif Hajrizi, komandanti i stacionit policor të Kamenicës , Gani Sadiku, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe zhvillim rural, Qazim Krasniqi përgjegjësi i agjensionit pyjor , Avni Hoda, përfaqësuesi i zyrës ligjore në Kamenicë, përfaqësues të shoqërisë civile , qytetarë të të dy komuniteteve , shqiptarë dhe serb.
Stafi i “ ProActive” bëri të ditur për gjetjet në gjykatë , si vjetërsimi i lëndëve( grumbullimi) ende janë të papërfunduara lëndët që nga viti 2008 , mungesa e gjyqtarëve e prokurorëve , mungesa e dëshmitarëve , mungesa e pylltarëve në dëshmi , dhënia e adresave të pasakta nga ana e të akuzuarve, mbajtja e seancës në zyre etj.
Zijadin Spahiu kryetar i gjykatës themelore –dega në Kamenicë, bëri të ditur se ka mungesë të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pajtohem se duhet të rritet numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve, ai tha se në gjykatën komunale kanë qenë rreth 6 gjyqtar në vitet e 80, ndërsa tani kemi 3 gjyqtar të vetëm, ndërsa tani numri është dukshëm më i madh i veprave penale dhe këto janë shkaqet e pamundësisë dhe grumbullimit të lëndëve. Ka raste kur dy gjyqtarë caktojnë termin për mbajtje të seancave dhe kanë një prokuror dhe dështon seanca . Kemi kërkuar që të rritet numri i gjyqtarëve , ata janë në dijeni për këtë shqetësim.
Qytetarët shprehën shqetësimin, si të dalim nga kjo gjendje, se çka bëhet me drutë e konfiskuara, pse nuk ju kompensohet dëmi i shkaktuar komunës dhe qytetarëve për pronën private etj. Gani Sadiku , drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe zhvillim rural bëri të diturse drutë e konfiskuara i kemi shpërnda rasteve sociale dhe i kemi furnizuar shkollat për ngrohje. Ndërsa sa i përket kompensimit të mallit ai bëri të ditur se,gjykata duhet vete me kërku kompensimi e mallit , mirëpo nëse ne ankohemi lënda shkon ne kontest civil edhe është procedurë e gjate.
U debatuar pse keqbërësit insistojnë të rritet – shtohet sasia e masës drusore nga kundërvajtja në kallëzim penal sepse me ligj dënimi minimal është 400 euro për kundërvajtje , ndërsa për kallëzim ka raste që u dënu me 150 euro dhe seancat mund të shtyhen. Mirëpo tani që nga janari i vitit 2013 ka hy ligji tjetër ne fuqi i kodit penal që kallëzimet penale i konsideron vepra penale dhe dënimet janë më të ashpra – me burgim efektiv.
Nazif Hajrizi, komandanti i stacionit policor të Kamenicës , shprehu gatishmëri për bashkëpunim dhe ftoj qytetarët dhe organet kompetente të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin e dukurive negative.
Kamenicë , 16. 12. 2013
0 comments:
Post a Comment