Fotografia “Nusja” nga Kosova, e realizuar nga Nita Zeqiri, është zgjedhur Foto e Ditës nga revista prestigjioze “National Geographic”.
Foto pasqyron një traditë të vjetër mbi një mijë vjeçare që është përcjellur brez pas brezi deri në ditët e sotme në Lubinjën e Poshtme të zonës së Zhupës së Prizrenit.
Siç përshkruan “National Geographic” sot, kjo traditë është në prag të zhdukjes, pasi vetëm një zonjë 65-vjeçare vazhdon përgatitjen e nuseve të reja sipas traditave të tyre.
Fytyra e nuses është pikturuar në shumë shtresa të bukura të ngjyrës. Tre rrethet e arta që simbolizojnë ciklet e jetës janë të lidhura me njëra-tjetrën nga rrugët e arta që e kalon gjatë jetës së tyre. Rrethet e brendshme të kuqe janë simbole të pjellorisë dhe e gjithë fytyra është e mbuluar me pika të kuqe dhe të kaltra, që përçojnë dëshirën dhe urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur.
Fotografia menjëherë pas publikimit në këtë revistë ka nxitur reagime dhe komente pozitive tek lexuesit gjithandej botës. /KultPlus/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment