Polici i Kosovës, serbi B.P. ka shkaktuar aksident trafiku me veturën e tij zyrtare në gjendje të dehur.

Kjo ka qenë arsyeja kryesore që Elmina Mahmuti komandante rajonale e policisë ta suspendojë policin për 48 orë, për tu marrë me të më vonë inspektorati policor i Kosovës.

Elmina Mahmuti nuk e ka falur për asnjë minutë policin serb B.P. pasiqë i njëjti kishte vozitur i dehur me veturën zyrtare të policisë.

 Polici pos që ka qenë i dehur ai edhe ka shkaktuar aksident trafiku në Ranilluk, ku edhe ka qenë i punësuar në stacionin policor në Ranilluk.


0 comments:

Post a Comment

 
Top