Samsung pretendon të prezantojë televizorin që është “më i madhi dhe më i lakuari në botë”, por për sa i përket specifikimeve ai është i njëjtë me atë të LG-së – 105-inç dhe rezolucion prej 5120×2160 pikselësh me një raport aspekti 21:09, që shkon deri në 11 milionë pikselë.

Specifikat e tjera përfshijnë edhe teknologjinë “Quadmatic Picture Engine”, e cila kthen të gjitha përmbajtjet në cilësinë UHD, pavarësisht nga burimi.
Nuk ka asnjë fjalë për çmimin ose disponueshmërinë, por Samsung do prezantojë televizorin 105-inç Ultra HD të lakuar në CES, e cila fillon më 7 Janar 2014.

Edhe LG do të prezantojë versionin e tyre pothuajse të njejtë të televizorit në CES (Consumer Electronics Show) 2014 në Las Vegas, Nevada. Ai do të jetë 105 inç UHD i lakuar por që do të jetë LCD në vend të LED dhe sipas LG ky televizor shfrytëzon një teknologji të përmirësuar TFT që mund të shikohet nga çdo kënd pa e humbur kualitetin.


0 comments:

Post a Comment

 
Top