Sfidë për Gjykatën Themelore në Gjilan mbetet lufta kundër krimit e korrupsionit si dhe shtimi i numrit të gjykatësve. Kështu tha të enjten në një takim me mediet Zyhdi Haziri kryetar i kësaj gjykate,
Hazir tha se numri i lëndëve që kanë të bëjnë me krimet e rënda ka shënuar rritje, derisa gjykata me prioritet po i shqyrton edhe lëndët që kanë të bëjnë me korrupsionin e marrjen e ryshfetit.
Haziri tha se gjykatës nuk i kanë shpëtuar as një numër i madh i zyrtarëve komunalë, përfshirë aty edhe kryetar komunash, të cilët i kanë marrë dënimet, në bazë të veprave që kanë bërë.
Haziri, duke folur për punën, efikasitetin dhe sfidat e Gjykatës Themelore duke përfshirë edhe degët në Artanë, Kamenicë, Viti, Partesh, Ranillug tha se ka organizim të ri të gjyqësorit dhe është shënuar zvogëlimi i ngarkesës së lëndëve për gjyqtarë. “Kemi 33 gjyqtarë, prej tyre një të suspenduar për marrje të mitos dhe një që së fundi është pensionuar. U përpoqëm që lëndët t’i procedojmë në kohë të arsyeshme dhe të lëndëve me prioritet. Kemi strategjinë për zvogëlimin e lëndëve të vjetra. Lëndët e zgjedhjeve janë trajtuar me përparësi, sikurse edhe lëndët e korrupsionit. Kemi mbi 30 lëndë për mashtrime në votim”, ka thënë ndër të tjera Zyhdi Haziri.
Haziri tha se numri i vogël i gjyqtarëve në raport me lëndët që u vijnë, sikurse edhe hapja e një dege të gjykatës themelore në Artanë, ku atje kanë caktuar një shef dege janë me prioritet.
Ai ka thënë se kanë trashëguar 301 lëndë të pakryera dhe është rrit numri i lëndëve në departamentin e krimeve të rënda, sikurse që tha se janë shtuar urdhëresat e policisë e që nga njëherë ka pasur aq shumë sa që nuk ka qenë e mundur të përballohen.
“Te krimet e rënda kemi pranuar mbi 600 lëndë, ku shihet se ka rritje në raport me vitin e kaluar. Për kundërvajtje 25900 lëndë, që janë 4000 lëndë më shumë”, ka thënë Haziri.
Haziri vazhdon ta sheh si fenomen brengosës rritjen e korrupsionit dhe të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me këtë dukuri.”Ne po i procedojmë me kohë këto lëndë dhe njëkohësisht kemi rritje tek lëndët e mashtrimit në votim.
Ai tha se krimi në disa vepra ka rënie e në disa të tjera ka ngritje. Trafikimi me qenie njerëzore ka rritje të zbehtë e vrasjet po qëndrojnë njëjtë, që është brengosëse(rajonires)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment