Kompania norvegjeze e shfletuesve ueb, Opera Software, po zhvillon një aplikacion të dizajnuar për të reduktuar konsumin e megabyte-eve për smartfonët Android.

Edhe pse për shumë përdorues në botë planet e internetit për smartfonë janë tashme pa limit, Opera dëshiron që të ndihmojë edhe përdoruesit që kanë plane të limituar.

Aplikacioni i ri quhet Max dhe në momentin që ai instalohet, të gjitha të dhënat e paenkriptuara që dërgohen duke përdorur HTTP i dërgohen kompanisë për t’u kompresuar në serverët e saj. Atje optimizohen videot, imazhet dhe uebfaqet për të përdorur më pak të dhëna, sipas Opera-s.
Madhësia e të dhënave të reduktuara varet edhe nga lloji i aplikacioneve, lloji i të dhënave dhe sigurisht, madhësisë së tyre.

Të dhënat në Facebook nuk mund të reduktohen pasi kompania i enkripton ato. Të dhënat që mund të reduktohen përfshijnë ato nga Chrome, Google Play Store, Vine dhe Instagram.

Për momentin Opera kërkon testues beta në SHBA të cilët kanë telefonë që operojnë me Android 4.0 e më lart. “
Nëse dëshironi të keni më tepër kontroll mbi të dhënat që përdorni dhe nëse jeni kuriozë të dini se cilat aplikacione ju harxhojnë më tepër, atëhere jeni testuesi që na duhet,” shkruan kompania në uebfaqen e saj.
Për momentin Max është i disponueshëm vetëm në SHBA, por Opera do ta zgjerojë instalimin e aplikacionit edhe për platforma dhe shtete të tjera, shumë shpejt. Versioni i limituar beta është i disponueshëm përmes Opera’s Google+ Community page.

0 comments:

Post a Comment

 
Top