Konstruktori i njohur rus i armës AK 47, Mikhail Kalashnikov (95) ka vdekur sot në një spital të Moskës, ku muajin e kaluar i pranua për shkak të gjakderdhjes së brendshme.
Kalashnikov do të mbahet mend si dizajnues i pushkës më popullore automatike e cila u quajt sipas mbiemrit të tij dhe nga viti 1947 kur nisi të prodhohej e deri me sot janë dalë në qarkullim 70 milionë AK 47.
Automatiku “Kalashnikov” është në përdorim zyrtar në më shumë se 100 shtete në botë, kurse konstruktuesi i tij është i vetmi person që është nderuar me mirënjohjen “Hero i Rusisë” dhe dy herë më mirënjohjen “Hero i punës socialiste”.
Edhe pse kurrë nuk e kishte përfunduar gjimnazin, Kalashnikov ai qysh në moshën e re u shquar si inxhinier i suksesshëm.
I lindur më 10 nëntor të vitit 1919 në fshatin Kurji në rajonin Altaj, ai karrierën e nisi në hekurudhë, ku pati rastin të mësoj shumë në mekanikë.
Në Armatën e Kuqe shërbeu si udhëheqës i njësitit tankist, kurse në vitin 1941 ishte plagosur rëndë në luftë dhe u dërgua nga fronti në shtëpi.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment