Agjentë të BND-së kanë zbarkuar këto ditë në Kosovë me të vetmin qëllim, që ta rrëzojnë sa më parë “Qeverinë Thaçi”!

Portali BotaPress shkruan se duke u bazuar në burime të saj, një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të inteligjencës gjermanë BND këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.

“Ata, përveç në Prishtinë janë shpërndarë anembanë Kosovës për të matur ‘pulsin’ e opinionit dhe për të ‘provokuar’ një situatë të rrëzimit sa më të shpejtë të Qeverisë dhe të kryeministrit Hashim Thaçi”, shkruan portali.

“Lufta e ftohtë” në mes të kryeministrit Hashim Thaçi dhe gjermanëve ka filluar më 15 nëntor të vitit 2008, kur njësitë e Policisë së Kosovës arrestuan tre gjermanë, në mesin e tyre edhe dy agjentë të BND-së si të dyshuar për një shpërthim që ndodhi në selinë e ICO-së në lagjen Arbëria. Që e keqja të jetë edhe më e madhe, televizonet dhanë pamje të dy agjentëve me duar të lidhura të cilët “përcilleshin” nga Policia e Kosovës.

Ky fakt e hidhëroi tej mase Berlinin zyrtar, sa që kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vizitën e parë dhe të fundit që i bëri Kosovës më 19 dhjetor 2011, nuk shkeli fare në zyrën e kryeministrit Thaçi. Madje, atëherë u pat përfolur se Merkel kishte kërkuar që ta vizitonte Kosovën, por mos ta takonte fare kryeministrin Thaçin.

Ajo qëndroi në Kosovë për t’i vizituar 30 ushtarët gjermanë e austriakë të cilët ishin plagosur më 28 nëntor të vitit 2011, kur qindra serbë rezistuan një përpjekje nga paqeruajtësit e NATO-s për të hequr barrikadat e ngritura nga serbët në veri të Kosovës. Me atë rast, duke iu drejtuar Parlamentit gjerman me 2 dhjetor, Merkel pati thënë se “përplasjet mes forcave të NATO-s dhe serbëve në veri tregojnë se Serbia nuk është ende e përgatitur për të qenë kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian”. /BotaPress/

0 comments:

Post a Comment

 
Top