Siç raporton Psych Today, hulumtuesit nga Universiteti Waterloo në Kanada kanë hetuar efektet e përdorimit të telefonave të mençur në trurin tonë. Dhe rezultatet e këtij hulumtimi nuk ishin aspak inkurajuese për të gjithë ne që e mbajmë një telefon të tillë.
Në hulumtimin e tyre universiteti ka anketuar mbi 600 njerëz për përdorimin e tyre të telefonit dhe kanë testuar aftësitë e tyre verbale dhe numerike, dhe nëse ata ishin mendimtarë intuitiv apo analitik.
Sipas hulumtimit thuhet se se njerëzit që janë të prirur të mendojnë në mënyrë analitike (që është në korrelacion me inteligjencën më të lartë) më pak kërkojnë në Google për gjërat që atyre ju interesojnë.
Ndërkohë, njerëzit me qasje më intuitive ndaj të menduarit, të cilët mbështeten më shumë në ndjenjat se sa faktet kur ata marrin vendime, kishin shumë më shumë gjasa të përdorin telefonat e tyre për të gjetur informacione, dhe kanë bërë më pak përpjekje për t’i gjetur përgjigjet që atyre ju duheshin.
Gordon Pennycook, bashkë-autori kryesor i studimit thotë se "hulumtimi ynë ofron mbështetje për një lidhje në mes të përdorimit të shpeshtë të telefonit të mençur dhe inteligjencës së ulur."
Tradicionalisht, para telefonave të mençur na është dashur të mbajmë në mend numrat e telefonit, lokacionet dhe tabelën e shumëzimit, por telefonat e mençur bëjnë që truri ynë të mos punojë për t’i ruajtur këto informacione.
Hulumtuesit tani pyesin nëse fakti që ne jemi duke përdorur trurin tonë më pak do të rrisë shanset që kujtesa jonë të punojë më ngadalë dhe më pak, dhe aftësitë tona njohëse të dobësohen gjatë kohës. (Telegrafi)
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment