Komunën e Ranıllugut e ka vizituar komandanti i ekipit LMT-së koloneli Zorlu Topaloğlu me anëtarët e ekipit të tij.
Kolonel Zorlu Topaloğlu, komandant i ekipit LMT për mbikëqyrje dhe bashkëpunimin me komunat, vizitoi komunën Ranillugun dhe bisedoi me Zëvendëskryetarin e komunës së Ranillugut, Vladica Aritonović.
Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja e kolonelit Topaloğlua me udhëheqësin e komunës së Ranillugut dhe vazhdimin e bashkëpunimit.
Komuna e Ranillugut në të kaluarën ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe marrëdhënie me të gjithë ekipet LMT të misionit ndërkombëtar të KFOR-it dhe ka punuar për të garantuar sigurinë e banorëve të saj, si dhe të gjitha projektet i zbatuar në bashkëpunim me KFOR-in, tha z Aritonović.
“Kjo është një mundësi e vetme që komandanti i ri i ekipit LMT të njihet me strukturën e komunës nga dora e parë, si dhe për të diskutuar vazhdimin e bashkëpunimit ekzistues dhe konstruktiv”.
Kolonel Topaloğlu dhe Aritonović kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me qëllim të ruajtjes së sigurisë së popullatës dhe rritjen e standardeve të jetesës thuhet në njoftimin e Komunës së Ranillugut
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment