Inspektorët komunal të Kamenicës kanë filluar të vënë rregull në trafik.
Sot ata të shoqëruar edhe nga policia i kanë detyruar autobusët e të gjitha linjave që të parkohen në stacionin e autobusëve, duke shmangur kaosin në të cilin kanë vepruar deri më tash.

Autobusët janë ndalur kudo që kanë dashur ndërsa deri në gjysmë ore kanë qëndruar afër udhëkryqit që vjen nga gjimnazi. Në stacion sot janë parë të parkuar edhe autobusët e “Jedinstvo” e “Kolasin prevoz” që llogariten si vija ndërkombëtare pasi që operojnë nga Serbia në Kosovë.

 Përndryshe as autobusët që mbajnë vijat për Gjilan e Prishtinë nuk janë nisur gjatë viteve të fundit nga stacioni i autobusëve ,por nisjet i kanë bërë nga lagja “Malësia” duke e ngarkuar komunikacionin dhe duke krijuar probleme për këmbësorët sepse ajo rrugë nuk posedon as trotuar.

Kryeinspektori për komunën e Kamenicës z.Refik Latifaj tha për TvKamenica  se aksioni do të vazhdoj edhe ditëve ne vijim.

0 comments:

Post a Comment

 
Top