Në vazhdim mund ta lexoni Reagimin e Komunës se Kamenicës, (të pa edituar) pasi ditë më parë Dega e LDK-së në Kamenicë Kritikoj Kryetarin për siç thonë ata: parregullsi dhe shkelje të ligjit dhe presion ndaj zyrtareve të LDK-së.
________________________________________________________________________________
Reagim ndaj shkrimit të Degës së LDK-së në Kamenicë dt:02.02.2014
Kryetari Begzad Sinani e ka lënë Komunën e Kamenicës me 193 punëtorë në vitin 2009 dhe e ka marrë me 231 punëtorë në vitin 2013 që është tregues i qartë se kush e ka rritur numrin e të punësuarve.
LDK bën gabimin e madh kur ish shefin e personelit e quan “të gjorë ”, ai është e vërtetë se mund të mos ketë kryer detyrën e tij si duhet por megjithatë emërtimi “i gjorë ” që ja bën partia e tij është i padrejtë . E papranueshme është që brenda komunës zyrtarët komunal të ndahen me zyrtarë të kësaj apo asaj partie. Kryetari Begzad Sinani ka premtuar një administratë efikase dhe përmirësimet në këtë drejtim po shihen ditë pas dite.
LDK po tenton që përçarjet e saj brenda partisë ti hesht me komunikata bajate si kjo që bëri disa ditë më herët. Pikërisht kjo parti nxori në rrugë dhe i detyroj të punonin punën e pastruesit të rrugëve Zyrtarin vetëm pse ishte anëtar të PDK-së, siq është rasti i Ramadan Rexhepajt. Fadil Hoda është pranuar në punë në drejtorinë e shërbimve sociale dhe ardhja e tij si përfaqësues ligjor i komunës ishte shpikje e LDK-së.
Zëvendës drejtori i QKMF-së nuk mund ta kryej detyrën e ushtruesit të drejtorit të këtij institucioni sepse ai menagjment ka dhë në shembullin më të keq se si udhëhiqet shëndetësia e cila është në gjendje të rëndë pa asnjë investim kapital dhe reformat në këtë sektor janë shumë të nevojshme.
Zyrtarja e informimit, aktivistja dhe kandidatja e LDK-së për asamble komunale Sabile Kastrati është pranuar në punë në vitin 2010 kur poashtu në këtë zyrë kanë qenë tre zyrtarë të informimit, duke u bërë punëtorja e katërt.
Faton Biqkaj Zëdhënës i Komunës dhe Kryetarit Sinani.
________________________________________________________________________________
Këtu mund ta lexoni Reagimin e Degës së LDK-së në Kamenicë :
http://www.tvkamenica.com/2014/02/ldk-ne-kamenice-begzad-sinani-cdo-dite.html#.UvAxkPldX4Y
0 comments:
Post a Comment