Sinani kërkon nga KFOR-i të patrulloj më shpesh në vijën kufitare
Begzad Sinani kërkoi nga organet e KFORI-t dhe Policisë që të kenë patrullime më të shpeshta në mënyrë që të mos përsëriten raste të ngjashme në të ardhmen. Ky problem është vazhdimësi dhe duhet të bëhet pjesë e bisedimeve Kosovë Serbi.
Kryetari informoi për formimin e këshillit për siguri në bashkësi që është pikë e rendit të ditës në seancën e radhës të asamblesë komunale, po ashtu e njoftoi për mbajtjen e një proteste të organizuar nga banoret e fshatit Karaqevë që do të mbahet me 01.03.2014 prej orës 12:30 e cila mbahet në vijën administrative.
Arsye e kësaj proteste është hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës e që është shqetësim për banoret e fshatit Karaqevë dhe fshatrave për rreth.
Kryetari Sinani kërkoi nga organet e KFORI-t dhe Policisë që të kenë patrullime më të shpeshta në mënyrë që të mos përsëriten raste të ngjashme në të ardhmen. Ky problem është vazhdimësi dhe duhet të bëhet pjesë e bisedimeve Kosovë Serbi.
Kryetari theksoi se Kamenica është një vend i qetë me njerëz të kulturuar, shumë i përshtatshëm për jetë vetëm nevojiten investimet për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e mundësive të reja për punë.
Komandanti Topaloglu (shef i LMT në gjithë Kosovën), theksoi se trupat e KFORI-t janë në gjendje të ofrojnë siguri si në veri ashtu edhe në jug të Kosovës dhe jemi të gatshëm të ju ofrojmë siguri për zhvillimin e jetës normale. “Ne do të jemi në gjendje gatishmërie edhe atë ditë që do të mbahet protesta, por edhe gjatë gjithë kohës. Besojmë se shumë shpejt do të rregullohet edhe çështja e kufijve të Kosovës që të zgjidhët një herë e përgjithmonë ky problem” ka thënë Topaloglu./rajonipress/
0 comments:
Post a Comment