Nënkryetari i Partisë Radikale Serbe, Nemanja Sarovic, gjatë ditës së enjte e ka djegur për të satën herë flamurin e Kosovës në Beograd.

Këtë veprim ai e ka bërë si kundërpërgjigje ndaj Qeverisë serbe, e cila sipas tij, është tradhtare dhe po qëron politikisht hesapet me partinë e tij.

Flamurin e ka djegur para Pallatit të Drejtësisë, ku për dy orë është marrë në pyetje, për herë të katërt për pak kohë, transmetojnë mediat serbe.

Sarovic, i cili është edhe kandidat për kryetar të Beogradit, thotë se e ka ndërmarrë këtë veprim për ta pastruar kryeqytetin serb.

“Nuk mundet regjimi të më dërgojë në Polici aq herë sa unë mundem të djegë atë që Prokuroria e quan flamur të të ashtuquajturës Republikë e Kosovës, e që është një leckë pa vlerë”, ka thënë Sarovic, transmeton Koha.net. /Telegrafi/


0 comments:

Post a Comment

 
Top