në vazhdim transkripi i fjalimit të z.Sermaxhaj gjatë seancës :
------------------------------------------------------------------------------------------------------------
I nderuar kryesues,
Sugjerojë që në një nga seancat e radhës të përfshihet për shqyrtim dhe aprovim vendimi për mbulimin e shpenzimeve të funeraleve për familjet që kanë një nevojë të tillë. Kjo është një nisme e jona pas konsultimeve me kryetarin dhe nenkryetarin e komunës si dhe me përfaqsues të klerit religjioz në komunen tonë.
Ne mendojme që përpos se një ndihme lehtësuese për ato familje që kanë dhimbje kur humbin familiaret e tyre, shqyrimi dhe aprovimi I një vendimi të tillë në seancat e radhës do të tregonte respekt për secilen familje në kohe dhimbje dhe vështirësie. Ne kemi obligim të përkujdesemi për të gjithë dhe vecmas të respektojme kujtimin dhe kontributin e atyre kur nuk jane ne mesin tone
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Ndersa me 02.10.2014 Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi kishte pritur në takim përfaqësuesit e Bashkësisë Islame, Ef.Eshref Cakolli, kryetar dhe Milaim Behluli sekretar i BI në Kamenicë. gjatë këtij takimi ndër temat e diskutuara ishte mundësia e futjes në buxhetin komunal të heqjes së shpenzimit të varrimeve nga ana e komunës që do të nënkuptoj që komuna të paguaj për të gjitha shpenzimet e varrimit për qytetarët e Kamenicës. “E dimë se shumica e komunave në Kosovë e kanë aprovuar një rregullore të tillë dhe edhe ne jemi të përkushtuar që këtë çështje ta shtyjmë përpara. Ef. Eshref Cakolli ka thënë se BI do të ishte shumë mirënjohëse në rast të rregullimit të kësaj çështje
0 comments:
Post a Comment