Më 18 shkurt të vitit 2014, komuna e Kamenicës kishte hapur konkurs për plotësimin e 12 vendeve të lira të punës. Gazmend Mavriqi, i diplomuar në Universitetin e Prishtinës në studimet master për ekonomi, kishte konkurruar, raporton KTV.
Megjithëse kishte kaluar procedurat e intervistimit, ai nuk u pranua në punë asnjëherë. Në pozitën, në të cilën kishte konkurruar, janë pranuar dy persona të tjerë, njëri vetëm me “Bachelor’, ndërsa tjetri ish-student i një kolegji privat në Kosovë.
Në listën e të pranuarve, e cila nuk është publikuar asnjëherë, ky i fundit shkruan se është absolvent në master, term i panjohur në sistemin arsimor të Kosovës. Me pranimin e këtyre kandidatëve është bërë shkelje ligjore si dhe e kritereve të konkursit.
Drejtori i arsimit, Agim Shkodra, nuk e ka parë të arsyeshme të flasë për këtë rast. Ai i është shmangur KTV-së.
Mirëpo, punonjës të kësaj drejtorie ia kanë konfirmuar KTV-së ndikimet politike në përzgjedhjen e profesorëve.
Ndërkohë, njëri nga anëtarët e panelit intervistues, që është drejtori i shkollës “Andrea Durrsaku”, Qemajl Qehaja, ka pranuar se ka pasur ndikime politike në përzgjedhjen e mësimdhënësve.(koha)

0 comments:

Post a Comment

 
Top