Nga Gani Sadiku për (Rajonipres)

Nuk mund ta çmosh, ta duash shtetin tënd, e njëkohësisht të mos e bësh hesap fare ligjin, buxhetin të mos e respektosh fuqinë ekonomike të qytetarit. Në Kosovë ka më shumë ministra dhe zëvendës ministra se sa në Kinë me mbi 1.3 miliard banorë.
A do të jenë Kosova edhe për shumë kohë peng i premtimeve të rrejshme elektorale.?


Pjesa më e madhe e opinionit publik është duke u dorëzuar përpara idesë se disa liderë politikë janë arsyeja që mbajnë peng sot jo vetëm integrimin europian, por edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Politikanët synojnë të rrëshqasin drejt autokracisë dhe abuzimeve personale me pushtetin, por duhet të jenë pushtetet e tjera dhe opinioni publik ata që i detyrojnë të qëndrojnë në “kulisat” e tyre.

Njëri nga treguesit e një fillimi të mbrapsht në qeverisjen Thaçi në fillim të mandatit ka qenë mosrespektimi i ligjit , treguesi tjetër edhe më i keq është korrupsioni sa galopant, aq edhe epidemik.

Krejtësisht në kundërshtim me premtimet e dhëna në vitin elektoral, se do qeveriset me duar të pastra dhe me tolerancë “0” Qeveria dështoi, në luftën kundër korrupsionit,dhe i pandëshkuar, korrupsioni i ka shkaktuar plagë shumë të rënda projektit të shtetit ligjor në Kosovë.

Përveç pengimit të zhvillimit ekonomik apo rrënimit të mjedisit, korrupsioni ka sjellë një diferencim në pasuri, nga njëra anë një rritje të varfërisë për shumicën e popullatës dhe, nga ana tjetër grumbullim për një kohë të shkurtër të pasurive përrallore në një grup relativisht të vogël njerëzish. Dhe pikërisht ky grup përbën sot atë “klasë”, që jo vetëm nuk e dëshiron, por do të përpiqet për ta penguar luftën kundër korrupsionit.

Nuk është rastësi që jo pak politikanë numërohen sot ndër njerëzit më të pasur të vendit, ndërsa jo pak të tjerë bëjnë një jetë tepër luksoze dhe më së 80% e veturave apo "Xhipave" zyrtarë nuk dihet se me ç’far misionesh mbahen edhe në vikende nëpër oborret e shtëpive të zyrtarëve.

Dështuan pritjet tona për njerëzit e krahut të luftës se do të udhëheqin mirë për një shtet ideal,në vend të kësaj u krijua një qiell pandëshkueshmërie për qeveritarë të korruptuar të cilët nuk kanë lejuar të lindë dhe të konsolidohet një hetuesi dhe gjyqësi realisht e pavarur.

Por jemi në një moment kur gjërat nuk mund të vazhdojnë më kështu.

Nuk është fjala për të ndëshkuar a për të demaskuar ca mësues apo mjek që marrin ryshfet. Është fjala për peshkaqenët e korrupsionit, ministra, zëvendësministra,zyrtarë të prokurimit publik etj. për ata që bëjnë korrupsionin e madh, që gëlltisin “me ligj” dhe procedura.

Lufta kundër korrupsionit nuk pret

Kjo qeveri nuk ka ndërtua institucione të pavarura që e luftojnë krimin,dhe për ta zhvilluar ekonomikisht vendin por ka krijuar Agjensione të ndryshme që më tepër përdoren si aparate për ngulfatjen e bizneseve.

Pesha e pagave, pensioneve dhe e ndihmës sociale që përdoret për nevojat më jetike, ushqimet dhe ilaçet është shumë më e madhe tek familjet më të ardhura të pakta.

Një pensionisti, një të papuni dhe një personi me nevoja të veçanta, ushqimet dhe ilaçet i zënë nga 70-90 (ose edhe ne shumë raste nuk i mjaftojnë) për qind të të ardhurave mujore, ndërsa për një person me të ardhura të larta kjo shifër mund të jetë 10-20 për qind.

Kohët e fundit po vërtetohet një tendencë në rritje e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo ndryshim i kostos së energjisë kostos së ushqimit dhe kostos së kujdesit shëndetësor i godet grupet me të ardhura të ulëta dhe shtresën pa të ardhura fare,( e në vend se të zvogëlohet nr i tyre ky nr po rritet përditë, në mungesë të zhvillimit ekonomik të vendit ) gjithnjë e më shumë i bën këto grupe sociale më të varfra, e bën shoqërinë tonë gjithnjë e më të brishtë nga pikëpamja e kohezionit social.

Ne na duhet demokracia dhe sundimi i ligjit më shumë se drita dhe uji, por është e pamundur që demokracinë ta gjesh te njerëzit që ngarendin pas nevojës së tyre, apo pas idhujve.

Dalja e Qeverisë me ide „ brilante“ për një fond zhvillimor në mandatin e ardhshëm e zë opozitën në gjumë duke e mbështetur për muri dhe duke e detyruar që të mbrohet në vend se të sulmoj me argumente që kundër kësaj Qeverie janë të panumërta.

Nuk d’ot ishte keq që opozita t’i bënte pyetje kryeministrit se çka e ka penguar të tentonte të dilte me këtë ide edhe para 4 viteve, edhe pse ekspertët e ekonomisë e dinë mirë se këtë s‘mund ta bëjë as tash as në të ardhmen.

Një herë në katër vite, votuesit “lajnë hesapet” me qeveritë e tyre të papërgjegjshme duke synuar ardhjen në pushtet të opozitës, e cila do të duhej të përmirësojë mirëqenien e tyre.

Këto marrëdhënie interesi, mbajnë në këmbë prej shekujsh ngrehinat shtetërore të demokracive europiane.

Kjo tregon se opozita jonë e përgjumur në vend se të dal me ide dhe propozime konkrete për zhvillim ekonomik,mbetet duke u marr me vetveten si e fjetur dhe duke mos pasur kohë të merret me Qeverinë.

Qeverinë në Kosovë do ta udhëheqë ajo Parti e cila është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë.

0 comments:

Post a Comment

 
Top