Ne kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi  i pjesëmarrjes  së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”,  është mbajtur  tryeza e dytë rrumbullaket me temën “Zbatimi i dygjuhësisë ne institucionet gjyqesore”. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të Gjykatës themelore, institucioneve komunale ,organizatat e shoqërisë civile ,qytetarë,të rinjtë dhe media lokale .

Besime Tusha , projekt menaxhere në fillim të tryezës ka njoftuar të pranishmit me qëllimin e  sigurimit  të përputhshmërisë së gjuhës dhe zbatimin e të drejtave pronësore, gjithashtu qasjen e qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e njohurisë për komunitetet jo-shumicë në lidhje me të drejtat e tyre pranë Degës së Gjykatës Themelore në Kamenicë.

Ndërsa, Zijadin Spahiu, përgjegjës i gjykatës themelore dega në Kamenicë, ka thënë se në fillim të çdo seance palët njoftohen me  të drejtat e përdorimit të gjuhës amtare, të gjitha palët përveç përkthimit simultantë gjitha shkresat i marinë ne gjuhen e tyre amtare. “ Si problem kryesor e kemi  mungesën e përkthyesve, gjykata komunale ka vetëm një përkthyes , mirëpo ne këtë nuk e marrim si pretekst që palëve të mos ju sigurohet përkthimi  adekuat”, ka thënë Spahiu.
Gjykatësja Valbona Dërvodelli , ka thënë se mungesa e përkthyesve na krijon probleme në mbajtjen e seancave pasi qe në te njehtën ditë, kohë kemi seanca me lëndë penale dhe civile, ndodhë që për këtë arsye të shtyhen seancat , ndërsa sa i përket përdorimit të dygjuhësisë gjatë  seancave deri me tani e kemi zbatuar në pikëpëri.

Në këtë tryezë kontributin e tyre e dhanë : Gjykatësi Burim Shala, përkthyesi i gjykatës Musa Ahmeti, si dhe qytetarët Ramadan Ajvazi, Daut Maliqi,  Rexhep Hasani, Sylejman Morina etj.
Ne fund të tryezës  dolën konkluzionet dhe rekomandime të përbashkëta lidhur me përdorimin e dygjuhësisë në sistemin e drejtësisë. Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “ Monitorimi i rasteve të kontesteve pronësore , zbatimi i gjuhës në seanca dhe përmirësimi  i pjesëmarrjes  së komuniteteve jo-shumicë në sistemin e drejtësisë ”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve  për Avokim (ATRC), me fonde nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).


0 comments:

Post a Comment

 
Top