Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Ferid Agani, ka premtuar se do të angazhohet maksimalisht në shfrytëzimin e opsioneve të mundshme, për t’i dalë në ndihmë komunës së Kamenicës, me nevojat që ata kanë në shëndetësi.
Gjatë takimit të zhvilluar mes ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani dhe kryetarit të komunës së Kamenicës, Begzat Sinani, u bisedua për nevojat e kësaj komune në sektorin e shëndetësisë.
Agani ka theksuar se është e rëndësishme që Komuna të gjejë mënyrën më të mirë që të plotësoj nevojat e qytetarëve edhe për gjashtë mujorin e dytë të këtij viti, ngase me hyrjen në fuqi të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore dhe krijimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, do të krijohen kushtet për punësime të reja dhe investime tjera në shëndetësinë kosovare.
E kjo sipas tij do të ndikojë drejtpërdrejtë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, më cilësore për qytetarët e vendit.
Kryetari i komunës së Kamenicës ka vlerësuar se në komunën që e drejton ai, sa i përket Ligjit të Kontrollit të Duhanit, është punuar shumë, por sipas tij në këtë drejtim ka ende punë për tu bërë
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment