Vërshimet e fundit në fshatrat e Kamenicës, sipas një vlerësimi që ka bërë një komision komunal, kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 631 mijë euro. Kurse raporti për dëmet i është dorëzuar Ministrisë së Infrastrukturës, Bujqësisë, Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe zyrës së kryeministrit.

Tri komisione të përbashkëta ai i bujqësisë, mbrojtjes dhe emergjencës dhe urbanizmit, që janë caktuar nga kreu i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, për të vlerësuar dëmet bërë një raport të vlerësimit të dëmeve, që kapin shifrën e 631 mijë euro, ku janë dëmtuar hiq më pak se 72 hektar tokë bujqësore,

Sinani tha se kjo gjendje e rëndë është menaxhuar drejtë dhe me efikasitet nga organet komunale dhe është intervenuar gjithashtu me kohë në ato vende ku është kërkuar nevoja dhe ndihma nga banorët e rrezikuar.

“Unë shpresoj që ministrisë përkatëse do t`i përgjigjen pozitivisht kërkesës sonë për të kompensuar fermerët e vyeshëm të Kamenicës të cilët edhe mbajnë familjet e tyre nga tokat që tashmë i ka vërshuar uji”, tha Sinani për rajonipress.

Kurse, Faton Biqkaj, zëdhënës i Komunës, tha se dëmet e shkaktuara janë të papërballueshme për buxhetin komunal.

“Menjëherë pas kompletimit të raportit nga ana e komisionit, u jemi drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës, asaj të Bujqësisë, Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe vet zyrës së kryeministrit në mënyrë që me intervenimet e tyre të zbutet gjendja e rënduar në fshatrat e Kamenicës” tha Biqkaj.

Biqkaj tha se fshatrat që më së shumti janë prekur nga vërshimet janë : Krileva, Strezoci, Koretini, Hogoshti, Muqiverci, Rogana, Kopernica, Desivojca, Shipashnica, dhe Topanica dhe fshatra tjera.

0 comments:

Post a Comment

 
Top