Shkruan :  Msc.Refik  HASANI
Autori është Master i  Ekonomisë  vjen nga fshati Zarbicë Komuna e Bujanocit publicit i pavarur, jeton në Gjilan


Objekt i  shkollës   i  ndërtuarë në vitrin 1904 që shërbeu pas luftës së dytë botërore si vatër arsimore deri në vitin 1981 , kur është ndërtuar godina e re shkollës në fshatin Zarbicë dikur qendër e Bashkësisë Lokale me fshatrat  Suharën , Novosellë dhe Pribocë  .

Objekti ka mbetur nën  mëshirën e kohës ku dhëmbi  i kohës e bënë punë e vet dhe do të shkatrrohet për një kohë të shkurtër . Me të drejtë kërkojnë banorët që të meremetohet nga organet Komunale si drejtorati për kulturë dhe ruajtjen e monumenteve kulturoro - historike të Bujanocit .

 Që të bëhet një projekt për restaurimin – renovimin e këtij objekti me vlera të mdha historike .Mejtepi  i  Zarbicës është shumë domethënje , për Malësin e Bujanocit ka  vlera  si  e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Vitin 1878 apo ndërtesa ku u mbajtë  Kongresi  për  përpilimin e Alafabetit  shqipë  në Manastirë më 1908.Asnjë objekt më  me vlera nuk ka  ,

dikur Zarbica ishte si qendër arsimore jo vetëm e Malësisë së Bujanocit por edhe tërë Gollakut në përgjithsi . Në këtë ndërtesë u mbajtën takime para luftës së parë botërore dhe asaj të dytë Botërorë , ishte objekti i një rëndësie të veçantë për tërë Malësin e më gjërë ku u bë kalimi nga objektet individuale-shtëpit apo odat dhe konaçet në një diçka atë publike të intersit të përgjithshëm pra kultit arsimor-edukative-shkollor . Në Mejtepin e Zarbicës u mbajtën takime , konsulta , debate shumë me rëndësi për këtë pjesë të territorit Shqiptarë për qëndrim në trojet e tyre apo për shpërngulje në shkretirat e Anadallit të Perandorisë Otomane , për rezistencën luftarake kundër armikut në këto klasa u folë nga fshatarët për luftën kundër fashizmit , për heçjen e feregjes  ( perdes ) këtu u mësuan edhe nën dritën e vajgurit kundër analfabetizmit për mësimit të shkrim – leximit .

Në këtë u vendos edhe administrate popullore dhe nxënësit vijonin mësimin deri në klasën e katërt e më vonë deri në klasët e teta deri në vitin 1981 prandaj çdo gjë duhet të ndërmarrim që objektin e mejtepit të Zarbicës ta vëmë nën mbrojtje ligjore të KK të Bujanocit sepse i vetmi objekt që mundë ti përballoj stuhive të të gjitha  kohrave të kësaj pjese të trungut Shqiptarë ka mbet në këmbët e veta sepse nëse i marrim objektet  shkollore si paralele të ndara fizike si në Litesh , Suharrën , Novosellë , Pribocë , Ramabuç , Qarrë dhe Xherxhec asesi nuk mundë të qëndrojn më se janë në shkatrrim e sipër dhe nuk mundë të vëhen nën mbrojtje të Komunës së Bujanocit e Shtetit  . Ne jemi shumë të vetëdijshëm se shumë vështirë gjinden mjetet por me një angazhim më të madhë edhe UNESKO - ja ndoshta do ta mbulonte me mjete nëse Drejtoria Komunale e Bujanocit do të kërkonte me shkrim  dhe së bashku do të dilnin në vendë të ngjarjes ta vizitojn dhe të informohen nga dora e parë  për vlerat e mejtepit të Zarbicës si nga  kulturoro , artistike dhe  historike .


A  thua ia vlen të dergjet objekti që dikur shumë na shërbente të gjithve e sot vetëm vështron në heshtje dhe pret me të drejtë dikush të përkujdeset për këtë objekt  që  është një pasuri historike për të gjithë ne .Për ne  është identiteti  i ynë. Ne që kemi mësuar Alfabetin në këto klasa ia kemi borgjë  mosë të presim  dikush  nga lartë të na rregulloj     ! ? .
Kjo është pamja e mejtepit të fsahtit Zarbicë që po kërkohet të meremetohet se ka vlera të mdha historike  jo vetëm për Malësi të Bujanocit  por të Krahinës  shqiptare  dhe  në të  gjithë hapsirat tona Shqiptare  .








0 comments:

Post a Comment

 
Top