Kryetari Sinani me bashkëpunëtorë vizitoi rrugën mbrapa objektit të Komunës, e cila së shpejti do të asfaltohet Rruga që lidh objektin e tanishëm të Komunës dhe rrugën qarkore.

Kjo rrugë do te asfaltohet dhe do të ketë trotuarin, ndriçimin publik, shenjat sinjalizuese. Kryetari Begzad Sinani tha: “Kjo rrugë do të jetë një lehtësim i madh për qytetaret e Komunës sonë dhe për banoret që jetojnë në rrethin të kësaj pjese”.

Rruga që pritet të rregullohet do të jetë një lehtësim edhe për parkun që do të ndërtohet në afërsi të objektit të shtëpisë së kulturës “Isa Kastrati” pasiqë më herët nuk ekzistonin rrugë të kalueshme për qytetarët. Pothuajse pas çdo reshje të shiut, borës ajo pjesë ishte e pa kalueshme për këmbësorë.





0 comments:

Post a Comment

 
Top