Kryetari i Degës së PD-së në Kamenicë Zekirija Sermaxhaj që njëherësh është edhe asamblist në Kuvendin Komunal, uron qytetarët me rastin e miratimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore. Sermaxhaj tha se ky ligj u mundëson të gjithë qytetarëve të vendit, gjitha shërbimet shëndetësore, të çfarëdo lloji t’i marrin pa pasur nevojë të paguajnë, si në sektorin shtetëror, ashtu edhe privat. Ligji për Sigurimin Shëndetësor është pjesë e pakos reformuese legjislative, e cila përbëhet edhe nga ligjet e tjera themelore siç janë: Ligji për Shëndetësi, Ligji i Odave të Profesionistëve Shëndetësorë dhe Ligji për Kontrollin e Duhanit. Të gjitha këto janë arritur falë punës së palodhshme të ministrit Ferid Aganit dhe Partisë së Drejtësisë. Ligji për Sigurime Shëndetësore, do të hyjë në fuqi nga janari i vitit 2015, kur edhe pritet të formohet fondi për sigurime shëndetësore.

0 comments:

Post a Comment

 
Top