Në vazhdim mund ta lexoni njoftimin e plotë dhe të pa edituar dhe korrektuar.

_________________________________________________________________________________

                                                NJOFTIM

     Njoftojmë anëtaresin e gjerë të AKR-s se me datë 24.05.2014v, në mbeledhjen e jashtëzakoneshme, me kryesin legjitime te nëndegës së Roganes, e dalur nga zgjedhjet në menyrë demokratike, me një pikë të rendit të ditës, ku kryesia nga njëmbedhjet anëtarë, prezent ishin shumica, u vendos që të japin dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet e partis si dhe nga anëtarësia.

      Kryetari nëndegës z.Elhami Kallaba dhe njëherit anëtar i kryesis së Degës në Kamenicë, në mesin e themeluesve të parë të AKR-s në Kamenicë, nëperiudhen 2006-2007 dha dorëheqjen e tij nga të gjitha funksionet politike dhe anëtarësia në AKR. Po ashtu dha dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet dhe anëtarësia në AKR, z. Zijadin Thaçi i cili ishte edhe Nënkryetari i Deges së AKR-s në Kamenicë, z. Thaçi njëherit ishte edhe nenkryetar i nëndegës në Roganë.
Arsyet e dorëheqjes janë të shumta, por deri më tani jemi munduar ta ruajm subjektin politikë AKR, si dhe kredibilitetin e z.Pacolli, të cilin e kemi informuar disa herë në menyrë të drejtëpërdrejt për rrjedhat dhe vendimet që janë marë dhe po merren duke e thyer statutin e partisë, pa bekimin e kryesis të dalur nga Kuvendi në menyrë demokratike, jo transparenca, keqëperdorimi i fondeve të partis, mos llogaridhenia me raport financiar, mosperfillja e vendimeve të nëndeges që kemi marrë, premtimet dhe mashtrimet që i janë bërë elektoratit gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale 2013, duke i mashtruar se gjeja do i hapim 300 vende pune me hapjen e “fabrikes së këpurdhave” ne Rubovcë të Kamenicës e cila tanimë ka mbetur e braktisur si një “varr i groposur”

       Manipulimi dhe futja e partis në hipotekë nga tre individë (Fatmir Matoshi - kryetar i degës, Fatmir Krasniqi – nënkryetar jolegjitim i degës dhe Satmifer Kryeziu – i cili u emërua si nënkryetar i degës në kafiteri nga kryetari i degës Fatmir Matoshi), të cilët janë në krye të AKR-së dega në Kamenicë e që për opinion janë të njohur, për shantazh, keqperdorim, mashtrues duke luajtur në elementin social të elektoratit dhe anëtarëve, me të vetmin qëllim përfitim personal i këtyre individëve!

       Personi që tani po thirret strukturë e AKR-s, është i kontrabanduar, pa legjitimitet, pa iu nënshtruar zgjedhjeve demokratike, jashtë statutor, individi i cili brenda tre muajve kan ndrërruar tri parti, (LDK, AAK, AKR), ku ju ka falë bartësi i listës për këshilltar komunal në AAK, person që ka demtuar imazhin e partive nëpër të cilat ka kaluar dhe tani poashtu dëmtoi subjektin politik AKR, ku thirret i vetëquajtur “lider dhe vendim marres”?!

     I falendrojmë anëtaresin e sinqertë për përkrahjen, mundin dhe kohën si dhe besimin që kanë dhënë për AKR- nëndega sidhe në nivel të degës për strukturatlegjitime të saja, ku edhe njëherit apelojm mos ti besojnë mashtrimeve dhe shantazhave të këtyre personave profiter e mashtrus, duke mos i votuar, sepse votaështë vlere dhe e shenjët e në asnjë mënyrë nuk duhët keqpërdorur.

0 comments:

Post a Comment

 
Top