Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se ditëve të fundit është stopuar lëvizja e policisë kufitare në rrugën e asfaltuar. Dikush nga Qeveria e Kosovës e ka ndaluar patrullimin, por për ne paraqet një shqetësim sepse tani xhandarmëria serbe janë të lirë të veprojnë çfarë të donë.
Policia kufitare më herët në bashkëpunim edhe me KFOR-in ka qarkulluar përgjatë rrugës së asfaltuar që ndodhet afër punktit serb në Karaqevë, por ditëve të fundit ata janë ndaluar për të mos provokuar situatën, raporton rajonipress.

Selver Lenjani kryetar i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se ky veprim dhe gjesti jo i mirë i dikujt në Qeveri që ka urdhëruar të ndalojë policët kufitarë që të mos patrullojnë ka shqetësuar banorët e brezit kufitarë. “Patrullimi i policëve kufitar ishte me marrëveshje edhe me KFOR-in dhe ne nuk shohim kurrfarë rreziku, përkundrazi tani pas largimit nga patrullimi shohim rrezik nga xhandarmëria serbe e cila mund të veprojë lirshëm dhe të futet brenda në Kosovë sa herë të dojë” shprehet i shqetësuar Lenjani.

Lenjani thotë se Bajram Rexhepi duhet urgjentisht ta pezullojë vendimin dhe të kthej në normalitet policët kufitar të cilët ndonëse me lëvizje të kufizuara megjithatë paraqesin një garanci për banorët e brezit kufitarë.

0 comments:

Post a Comment

 
Top