Në shumë kategori ekomomike janë shënuar rënie të shpenzimeve. Mirëpo sa i përket të hyrave vetanake ka një rënie e që pritet në muajt e ardhshëm të shënoj ngritje ka thënë zyrtari financiar Naser Hashani.

Këshilltarët komunal në seancën e fundit i kanë aprovuar të gjitha pikat e parapara, derisa vetëm një është shty për seancën tjetër, në mungesë të kompletimit të materialeve. Kuvendarët e votuan miratimin e propozim vendimit të planit zhvillimor komunal për vitin 2013 - 2023, pa asnjë votë kundër. Ky projekt me rëndësi të veçantë për komunën e Kamenicës është rezultat i një pune të frytshme trevjeçare të ekipit komunal dhe ndihmës së gjithanshme të projektit LOGOS- i financuar nga qeveria zvicerane.

Për rëndësinë e planit zhvillimor komunal ka folur drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit Ilir Kastrati. Kuvendit i kishin arritur edhe tri kërkesa për dhënie në shfrytëzim të tokës komunale, ku u zhvilluan diskutime të shumta.

Kuvendi i miratoi kërkesat duke u mbështetur në faktin se është i mirëseardhur çdo investim në komunë, por njëherit u kërkua që Drejtoria e Urbanizmit, të konstatoj se a janë në përputhje këto kërkesa me planin zhvillimor komunal. Po ashtu u propozua edhe vendimi për formimin e komisionit për sistemin e adresave emrave zonave të qarkullimit publik në komunën e Kamenicës.

Nga drejtoria e Buxhetit, zyrtari i lartë financiar Naser Hashani u paraqit raporti për vitin janar- dhjetor 2013.Gjatë periudhës janar – dhjetor 2013 pranimet kanë qenë në shumë 8.390.115.90 milion euro, apo 3.72% më shumë se në vitin e 2012. Pagesat totale gjatë kësaj periudhe kanë qenë 7.516.198.53 apo 047%më të larta se në vitin 2012.

Ndërsa krahasuar me planifikimin e buxhetit progresi ndaj planit apo shpenzimi i buxhetit është 89.58%apo 10% nën nivelin e planit. Disa këshilltarë kritikuan se ishin bërë disa shpenzime të pa nevojshme. Hashani e paraqiti edhe raportin financiar për tre mujorin e vitit 2014.

Ai tha se buxheti i këtij viti krahasuar me vitin e kaluar që ishte : 8.390.115.90 milion, ketë vit është 7.257.486.00 milion euro. Krahasuar me vitin e kaluar është më i vogël 3.54% apo për 268.147.00 mijë euro. Në shumë kategori ekomomike janë shënuar rënie të shpenzimeve. Mirëpo sa i përket të hyrave vetanake ka një rënie e që pritet në muajt e ardhshëm të shënoj ngritje.

Pikat që iu shtuan rendit të punës së Kuvendit me propozime të delegatëve ishin: rregullimi i kolektorit për ujërat e zeza në fshatin Hogosht, donacion që duhet mbështetur edhe nga Kuvendi Komunal, shënimi i ditës së 11 majit, si ditë përkujtese për komunën e Kamenicës, kërkesa për një ndihmë për mbulojën e shkallëve të xhamisë “Haxhi Gani Sermagjaj” të Kamenicës në vlerë 5500 euro si dhe informatë nga drejtori i drejtorisë së Arsimit për ndarjen e bursave, si edhe respektimi i rekomandimeve të komisionit për pranimin e kuadrove për shkollën teknike.

Diskutime pati se nuk janë respektuar kriteret dhe ka përfitues që nuk e meritojnë, por nga ana e drejtorit të DKA-së Agim Shkodra, u tha se komisioni është munduar të veproj drejt, mirëpo ndoshta edhe janë lëshur gabime të vogla, për shkak numrit të madh të aplikuesve, sepse kishin aplikuar afër 500 kandidatë. Sipas tij, në lista janë përfshi gjitha lokalitetet, të gjitha drejtimet nga fakultetet publike dhe është respektuar përfaqësimi gjinor dhe i komuniteteve.(R.premiera)

0 comments:

Post a Comment

 
Top