Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bajram Dërmaku, ka reaguar ndaj vlerësimeve të monitoruesit Amir Jakupi rreth punimeve në seancën e fundit të Asamblesë Komunale. Në reagimin e publikuar në ueb faqen e Komunës, thuhet se qëllimi i reagimit të Jakupit, ka qenë nënvlerësimi i aftësive udhëheqëse të Kryesuesit dhe nënçmimi i një numri të madh të këshilltarëve komunalë.

“Autori  (Amir Jakupi) shprehet se  gjatë monitorimit se ka vërejt shkelje ligjesh,  rregulloresh  ,andaj i sugjeron Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal   t’i shfuqizoj  vendimet. Konsiderojmë  se  në rast se   Kuvendi  Komunal ka  bërë shkelje,  ministria përkatëse do veproj edhe pa këshillat e shprehura në këtë shkrim. Vlerësimet e  bëra  rreth punës  dhe  personalitetit të Kryesuesit të Kuvendit, se ai nuk është i aftë për ta udhëhequr legjislativin, nuk janë  objektive  dhe bindëse”, thuhet në reagim. Praktika  e ka dëshmuar të kundërtën, vazhdon teksti, se gjerë tani asnjë seancë  e Kuvendit nuk  ka dështuar për pa aftësi  menaxhimi  të Kryesuesit  të  Kuvendit.

” Zgjatja  maratonike” siç e quan Amiri ,seancën e fundit  të Kuvendit Komunal,  e cila  kishte   parapa 12 pika  që  duheshin të  shqyrtoheshin , si dhe pikat tjera që i’u shtuan   nga  propozimet e  kuvendarëve  e bënë më të ngarkuar seancën e fundit të Kuvendit se zakonisht. Po,ashtu  edhe   diskutimet e shumta të  kuvendarëve, replikat  kishin ndikuar  të zgjatej  koha e seancës. Kryesuesi, respekton  të drejtën e fjalës për kuvendarët. Edhe  pse   i ka votat për të marr vendime, por për hir  të respektimit të  këshilltarëve,  institucionit , nuk ngutet që t’i i qes në votim  propozimet, pa u shterur të gjitha  diskutimet. Konstruktiviteti  i tij  është shprehur edhe  si  ish delegat i të gjitha kuvendeve  të pas luftës.

Ndërkaq, aftësia e tij  për të menaxhuar,  është vërtetuar edhe në funksionet  me përgjegjësi  të kryera para  dhe pas luftës. Seancat e Kuvendit mund të ndodhë që nuk fillojnë  në orën  e saktë siç janë  paraparë , ama jo edhe  vonesat prej  30 minutash. Vërejtja se po  dalin jashtë këshilltarët ,këtë askush nuk mund ta ndaloj ,ata i kanë arsyet e tyre  dhe  veprojnë  sipas ndërgjegjes së  tyre”, janë arsyetimet e zyrës së kryesuesit të Kuvendit Komunal.



Por i menjëhershëm ishte reagimi i Amir jakupit nga OJQ “Fortesa”, organizatë partnere e KDI-së në monitorimin e Komunës së Kamenicës


Kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku mburret me faktin se për katër muaj nuk i ka dështuar asnjë mbledhje. As në kohën e Bajram Morinës nuk dështonin mbledhjet por cirku dhe shkeljet që bëheshin nën drejtimin e tij, ishin të tmerrshme.

Kryesuesi i Kuvendit përmes zyrës së Informimit është munduar të arsyetoj diçka të paarsyeshme. Unë vazhdoj të jem i bindur se Kuvendi nuk është duke funksionuar si duhet. Kthehuni pak te vendimet e shfuqizuara nga MAPL-ja dhe mundësinë që edhe tre të tjerë ta kenë të njëjtin fat në ditët e ardhshme. Çfarë serioziteti mbetet në punën e organit më të lartë të Komunës.

Çështjen e shfuqizimeve e bënë shumë të thjeshtë kryesuesi Dërmaku. “Në rast se bëjmë shkelje, ministria përkatëse do të veproj edhe pa këshillat tuaja”shprehet ai. Z. Dërmaku dhe asambleistë të nderuar, nuk mund të tallet askush me Kuvendin e Komunës. ‘Po provojmë diçka nëse kalon mirë, nëse s’kalon kurgjo kurrkujt’. Ky organ duhet të jetë i përgjegjshëm dhe llogaridhënës.

Sa i përket kohëzgjatjes së diskutimeve, replikave, zhurmës, mungesave të paarsyeshme, që të gjitha këto parashihen në rregulloren e punës së Kuvendit. Kjo Këtë nuk mund ta lidhni me ndërgjegjen e njerëzve, ka rregulla, ka ligje dhe ka masa ndëshkuese. Rilexojeni këtë dokument dhe punoni në përputhje me të.

Shqetësuese janë edhe vonesat në fillimin e mbledhjeve dhe rinisjet pas pauzave. Shikojeni procesverbalin e mbledhjes së parafundit të KK-së dhe mbledhjes së fundit të KPF-së, dhe e vërteton sa është vonesa në mbledhja nis në orën 10.32.

Në fund, askush nuk po e mohon rolin dhe aktivitetet tuaja para dhe paslufte, ne jemi fokusuar konkretisht në mbarëvajtjen e seancave të Kuvendit, çka është punë e jona dhe për këtë kemi dhënë vërejtjet tona. Krejt në fund, iu bëjmë thirrje që të mos lejoni ekzekutivin ta mbikëqyr e kontrolloj Kuvendin dhe ta ngulfat funksionimin e tij. (r.premiera)

0 comments:

Post a Comment

 
Top