Pas kërcënimit me granatë dore të drejtorit të Urbanizmit që ka vetëm tri ditë në detyrë, dje pas kthimit nga pushimi vjetor, drejtorja e Arsimit të Kuvendit Komunal në Gjakovë ka gjetur plumbin e kallashit në hyrje të banesës së saj.

Për këtë, ka reaguar kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila
“Ky kërcënim vjen tani në kohën kur po shpallen konkurset për të gjithë ata që zunë pozita pa konkurse dhe të gjithë ata të cilët e dinë se më nuk është dora e pushtetit që i rehaton në pozita. Në pamundësi të posedimit të aftësisë intelektuale, dikush dëshiron të tregojë aftësinë e forcës dhe plumbit.

Por, për këdo që mendon se me granata, plumba dhe kallasha apo muskuj të fortë, mund të ndalet përparimi në Komunën e Gjakovës, e kanë shumë gabim. Ne qeverisim me forcën e argumentit dhe jo argumentin e forcës”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/

0 comments:

Post a Comment

 
Top