Agjencia e Sigurisë Kombëtare amerikane (NSA) kishte zhvilluar një sistem kompjuterik për përpunimin e sinjaleve të inteligjencës të koduar (NYMROD), me aftësinë për të procesuar miliona raporte dhe për të zgjedhur informacione në lidhje me individë nga të dhënat telefonike, faksi dhe të dhënave kompjuterike. Në mesin e të përgjuarve ka qenë edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

NSA në vitin 2009 kishte përgjuar edhe liderët shtetrorë të Ballkanit, duke përfshirë këtu, kryeministrin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, ish presidentin serb Boris Tadiq, kryeministrin e Federatës së Bosnje dhe Herzegovinës Nexhat Brankoviq dhe presidentin e atëhershëm kroat Stipe Mesiq, ka njoftuar biblioteka dixhitale “Kriptom”, e cila merret me zbulimin e dokumenteve konfidenciale.

Përveç këtyre, NSA ka spiunuar dhe liderët si, Vladimir Putin e Dimitri Medvedev, grekun Kostas Karamanlis, francezin, Nicolas Sarkozi, Raul Castron e Kubës dhe atë të Afganistanit Hamid Karzai, raporton agjencia e lajmeve nga Bosnaj, Srna.
Gjithashtu pjesë e spiunimit kanë qenë edhe ish presidenti i Venezuelës Hugo Chavez dhe Felipe Calderon dhe zyrtari belg Herman Van Rompuy e të tjerë.
Revista gjermane "Der Spiegel" kishte njoftuar më herët se NSA kishte zhvilluar një sistem kompjuterik për përpunimin e sinjaleve të inteligjencës koduar (NYMROD), me aftësinë për të procesuar miliona raporte dhe duke i zgjedhur informacionet në lidhje me individët e synuar nga të dhënat telefonike, faksi dhe të dhënat në kompjuterë.

Revista pretendon se dokumenti erdhi në sajë të ish-oficerit të NSA-s Edward Snowden, duke deklaruar se 122 udhëheqës të botës ishin pjesë e këtij përgjimi.
Pjesë e spiunimit kanë qenë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti sirian Bashar al-Assad dhe ish kryeministrja e ukrainase Julia Timoshenko.
Biblioteka Digitale 'Kripto' ka lëshuar deri tani 76 emra, dhe është bërë e ditur se deri në fund të korrikut do të publikohen të gjithë 122 emrat e liderëve shtetëror që kanë qenë pjesë e përgjimit të shërbimit inteligjent amerikan. (lajmi.net)

0 comments:

Post a Comment

 
Top