Kam nderin dhe kënaqësinë si Kryetar i Komunës së Kamenicës dhe në emrin tim t'ju uroj festën e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarët myslimanë me dëshirën që të gjithë të bëhemi bashkë për të shtruar dorën e pajtimit, solidaritetit dhe bamirësisë thuhet në urimin e Begzad Sinanit.
Muaji i shenjtë i agjërimit dëshmoi dedikimin tonë ndaj Perëndisë dhe sot kam kënaqësinë që të uroj çdo qytetarë të Komunës sonë bashkë me çdo besimtar të fesë islame për festën e madhe të Fitër Bajramit.
Uroj që gëzimi familjar dhe paqja midis nesh të karakterizojë festën e madhe të Fitër Bajramit në të cilën të gjithë ne bëhemi bashkë për të shtruar dorën e pajtimit, solidaritetit dhe bamirësisë.
Fitër Bajrami na fton të gjithë neve që të bëjmë edhe vepra të mira në vazhdimësi, duke kujtuar familjet në nevojë dhe në veçanti na fton që të vijojmë përpjekjet tona të pandërprera për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
Uroj që festa e Bajramit të na sjellë më afër njëri-tjetrit dhe t'ju gjejë të gjithë juve me shëndet, pranë familjeve tuaja të çmuara dhe me mbarësi thuhet në urimin e Sinanit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment